Bota

Gjermani, fshehën informacionet në lidhje me pastrimin e parave! Prokurorët bastisin Ministrinë e Drejtësisë dhe Financave

9 Shtator 2021, 12:42| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 12:48

  • Share

Prokurorët gjermanë kanë konfiskuar dokumente në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Ministrinë e Financave si pjesë e hetimeve për pengim të mundshëm të drejtësisë nga një agjenci qeveritare, e cila është përgjegjëse për hetimin e pastrimit të parave.

Në deklaratën e prokurorëve thuhet se ata kanë zhvilluar hetime rreth Njësisë për Inteligjencë Financiare që nga viti i kaluar, sepse kjo agjenci nuk i ka dërguar te policia dhe sistemi gjyqësor raportet e përgatitura nga bankat rreth pastrimit të mundshëm të parave.

Hetimet filluan, pasi një bankë raportoi në Njësinë për Inteligjencë Financiare pagesa të dyshimta për në Afrikë të më shumë se një milion eurove, për të cilat banka besoi se mund të ishin të lidhura me trafikimin e armëve dhe drogës si dhe me financim të terrorizmit.

Njësia ishte njoftuar për këtë raportim, por nuk e kishte dërguar raportin në agjencitë për zbatimin e ligjit. Prokurorët thanë se ata gjithashtu po e hetojnë dukurinë e rënies së madhe të numrit të raportimeve për aktivitete të dyshimta nga viti 2017, pikërisht kur Njësia për Inteligjencë Financiare e kishte marrë përgjegjësinë për vëzhgimin e pastrimit të parave.

Prokurorët thanë se bastisjet e mëparshme në këtë njësi kishin dëshmuar se kishte pasur komunikim të gjerë mes kësaj njësie dhe ministrive të bastisura ditën e sotme.

Synimi i prokurorëve është që të përcaktojnë se në çfarë mase zyrtarët e këtyre ministrive ishin të përfshirë në vendimet e Njësisë për Inteligjencë Financiare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?