Bota

Gjermani, frika nga ardhja e majtistëve në pushtet 'detyron' milionerët gjermanë të çojnë asetet në Zvicër

24 Shtator 2021, 11:43| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 11:45

  • Share

Një kthim i mundshëm nga e majta në zgjedhjet e së dielës në Gjermani po i frikëson milionerët gjermanë të cilët kanë vendosur të transferojnë asetet e tyre në Zvicër.

Kjo pasi në CDU, humbasin zgjedhjet dhe në pushtet vjen njëra nga partitë si qendra e majtë e socialdemokratëve SPD, e majta ekstreme Linke apo Të Gjelbrit, mund të kthehet në fuqi një takse e pasurisë dhe  mund të shtohet edhe taksa për trashëgiminë.

“Për super të pasurit, kjo është dritë e kuqe. Familjet ndërmarrëse janë shumë të alarmuara”, tha një avokat gjerman.

Veprimi i milionerëve gjermanë tregon se si të pasurit ende e shohin Zvicrën si vend tërheqës për ta vendosur pasurinë, pavarësisht përpjekjeve të saj për ta shkatërruar imazhin si strehë e miliarderëve.

Asnjë shtet në botë nuk ka më shumë asete të huaja se Zvicra dhe këto asete shënuan një rritje të theksuar vitin e kaluar. Nga këto asete përfituan bankat e mëdha si UBS, Credit Suisse dhe Julius Baer. Tensionet gjeopolitike dhe frika nga rënia ekonomike në pandemi e bënë tërheqës stabilitetin politik të Zvicrës.

Sipas të dhënave, depozitat e gjermanëve në bankat e Zvicrës u rritën për gati pesë miliardë dollarë vetëm në çerekun e parë të këtij viti dhe shkuan në 37.5 miliardë dollarë. Në këtë shifër nuk përfshihen aksionet dhe produktet financiare.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?