Foto ilustruese

Gjermani, drejtuesit e trenave shpallin grevë gjashtëditore

23 Janar, 12:04
  • Share

Drejtuesit e trenave në Gjermani do të qëndrojnë në grevë për gjashtë ditë duke filluar nga 24 janari.

Unioni Gjerman i Makinistëve të Trenave (GDL) njoftoi se greva e drejtuesve të trenave të pasagjerëve do të fillojë të mërkurën në orën 02:00 të mëngjesit me orën lokale dhe do të përfundojë të hënën e ardhshme në orën 18:00.

Kreu i GDL-së, Claus Weselsky, tha se operatori hekurudhor ‘Deutsche Bahn’ ka dështuar të dalë me një ofertë të pranueshme. Ai akuzoi negociatorin e operatorit, Martin Seiler, për mashtrim të publikut.

“Ne mund të lexojmë. Ne e dimë se çfarë është shkruar atje. Dhe kjo nuk është një bazë për negociata me ‘Deutsche Bahn", u tha Weselsky gazetarëve në Berlin.

Greva e fundit do të jetë aksioni i katërt dhe më i gjatë industrial nga sindikata në kuadër të raundit të vazhdueshëm të negociatave kolektive me operatorin ‘Deutsche Bahn’, raporton media turke Anadolu.

Sindikata po insiston për një rritje të pagës për 555 euro në muaj dhe një këst kompensimi të njëhershëm të inflacionit deri në 3 mijë euro.

Sindikata kërkon edhe uljen e orarit të punës për punëtorët me turne, nga 38 në 35 orë në javë dhe pa ulje të pagës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?