Gjermani, dënohet një nga liderët e ISIS

24 Shkurt 2021, 14:26| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 14:59

  • Share

Një gjykatë gjermane ka dënuar një ish-oficer të inteligjencës siriane me katër vjet e gjysmë burg për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit. Prokurorët në Koblenz argumentuan se Eyad al-Gharib, 44 vjeç, kishte ndihmuar në arrestimin e protestuesve në 2011 të cilët më vonë u torturuan dhe u vranë. Ky shënon edhe gjyqin e parë mbi krimet e kryera nga regjimi i Presidentit Sirian Bashar al-Assad. Një tjetër sirian - Anwar Raslan, 58 vjeç, mbetet në gjyq dhe të dy u larguan nga lufta civile në Siri dhe morën azil në Gjermani - por u arrestuan në 2019.

Ditën e sotme është dënuar po ashtu me dhjetë vjet e gjysmë burgim një predikues irakian, që shihej si udhëheqës de facto i grupit militant Shteti Islamik në Gjermani. Ahmad Abdulaziz Abdullah Abdullah, i njohur gjithashtu si Abu Walaa, u dënua për drejtimin e një rrjeti xhihadist, që, siç u tha, radikalizoi të rinjtë në Evropë dhe i ndihmoi ata të udhëtonin në Irak dhe Siri.

Abdullah ka qenë imam në një xhami në qytetin Hilldeshajm, që ka mbledhur besimtarë myslimanë nga gjithë Gjermania. Xhamia, ndërkohë, është mbyllur nga autoritetet. Tre të bashkëpandehurve në gjyq iu dhanë dënime me burgim deri në tetë vjet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?