Bota

Gjermani, arrestohen 13 gazetarë gjatë protestës kundër ndërtimit të autostradës së re

5 Qershor 2021, 16:31| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 16:33

  • Share

13 gazetarë gjermanë kanë përfunduar në pranga ditën e sotme në Berlin, teksa raportonin për një proteste të aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit, të cilët po e kundërshtonin ndërtimin e një autostrade në kryeqytetin gjerman. Gazetarët ishin duke raportuar për një protestë herët në mëngjes, pasi protestuesit e bllokuan vendin e punimeve për autostradën A100.

Kjo protestë u organizua nga organizata “Sand im Getriebe”. Të gjendur në shesh ndërtim  bashkë me aktivistët, ata u trajtuan si pjesëmarrës në protestë”, tha zëdhënësi I policisë së Berlinit, Martin Halweg.

Zëdhënësi policor shtoi se gazetarët dhe aktivistët tani po hetohen nën dyshimin se kanë hyrë pa leje në vendin e punimeve. Punimet për ndërtimin e autostradës së re po i zhvillon kompania publike, “Autobahn GmbH”.

Joerg Reichelt, drejtor ekzekutiv i sindikatës së gazetarëve, DJU, në Berlin dhe shtetin e Brandenburgut, e akuzoi policinë se ua ka pamundësuar gazetarëve kryerjen e punës së tyre. Vetë Reichelt ishte në mesin e gazetarëve të arrestuar, që mund të përballen me akuzën për hyrje të palejuar në vendin e punimeve.

Në protestë morën pjesë rreth 300 persona. Grupet për mbrojtjen e mjedisit thonë se ndërtimi i autostradave të reja në Berlin dhe në pjesë të tjera të vendit i minon përpjekjet e Gjermanisë për ta luftuar efektin serrë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?