Foto ilustruese

Gjermani/ 21-vjeçari shqiptar arratiset nga stacioni i policisë, operacion masiv me helikopterë për kapjen e tij

4 Prill, 19:11| Përditesimi: 4 Prill, 19:14

  • Share

Një 21-vjeçar shqiptar ka arritur të arratiset nga një stacion policie në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur në Arnstadt (rrethi Ilm, Thuringia ), ku i riu shqiptar ishte në ‘paraburgim parandalues’, që është një formë kufizimi për emigrantët e paligjshëm për të cilët autoritetet kanë vendosur kthimin e tyre në vendet përkatëse. 

Sipas mediave gjermane, i riu shqiptar ishte i prangosur në ambientet e policisë, duke e bërë kështu dhe më të paqartë mënyrën se si ai u arratis.

Për kapjen e tij u mobilizuan forca të shumta policia shtuar qen gjurmues dhe helikopterë, por deri më tani pa sukses.

‘Paraburgimi parandalues’ ​​për emigrantët për të cilët autoritet kanë vendosur depërtimin e tyre, mund të urdhërohet nga gjykata. Kjo është për t'u siguruar që ata të mos të shmangin dëbimin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shezai: 06/04/2024 20:24

    Bravo i qoft shqiptari zemer luan sehr gute albanisch vec auss deutchland comisariat Polizei germany ???????? ????????????????

    Përgjigju
  • Raimond: 05/04/2024 21:32

    Bravo Shqiptari Si oerfundim i hengren mune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?