foto ilustruese

Gjermanët 'festojnë' për lajmin e ri, hiqet kufizimi i fundit ndaj Covid-19, hyn në fuqi më 2 shkurt

13 Janar 2023, 18:17| Përditesimi: 14 Janar 2023, 07:36

  • Share

Ditën e sotme, ministri gjerman i Shëndetësisë bëri me dije se duke filluar nga data 2 shkurt, Gjermania do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskave në trenat dhe autobusët në distanca të gjata, një nga kufizimet e fundit për COVID-19, publikuar në Associated Press

Vende të tjera evropiane nuk e kanë më në fuqi ligjin i cili detyronte njerëzit të përdornin maska në vende publike apo transport publik dhe javët e fundit Lauterbach u përball me presion në rritje për të ndjekur shembullin. Maskat mbeten të detyrueshme në praktikat e mjekëve, ndërsa maskat dhe testet negative kërkohen ende për të hyrë në spitale apo azile. Rregullat për transportin lokal janë një çështje e 16 qeverive të shteteve të Gjermanisë dhe një numër në rritje po heqin kufizimin e mbajtjes së maskave.

Rregullat e transportit në distanca të gjata ishin planifikuar të përfundonin më 7 prill, megjithëse legjislacioni lejon që ato të pezullohen më herët nëse situata është më e mirë se sa pritej.

Një  nga virologët kryesorë të Gjermanisë pas periudhës së  Krishtlindjeve dhe konstatimeve të kryera tha se pandemia ka mbaruar.

“Situata pandemike është stabilizuar,” tha ministri të premten, pasi ka një numër të ulët të personave të infektuar dhe atyre të shtruar në spital.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?