Gjergj Xhuvani nis xhirimet e
filmit “Engjëjt janë larg”

27 Nëntor 2013, 10:18| Përditesimi:

  • Share
Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Tiranë ka dosjen e saj disa filma të realizuar, por që ende nuk janë gati për premierën. Tashmë fondit të saj do t’i shtohet edhe një film i ri.

Regjisori Gjergj Xhuvani ka nisur dje xhirimet e filmit “Engjëjt janë larg”. Filmi ka si fabul një histori dashurie mes një serbi dhe një shqiptareje gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Produksioni është bazuar në romanin me titull “Dashuria dhe rreckat e kohës” së autores Anilda Ibrahimi.

Ky film fitoi në vitin 2011 financimin nga QKK dhe sipas një njoftimi për median nga ky institucion, pas dy vjetësh në letër, ky projekt do të mund të realizohet.


Shkrimi u publikua sot(27.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?