Gjergj Prevazi

Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental 'Kujtim Spahivogli'

18 Janar 2023, 19:06| Përditesimi: 18 Janar 2023, 20:02

  • Share

TIRANË- Pas dorëheqjes së Altin Bashës, teatri “Eksperimental” ka nga sot një drejtor të ri. Koreografi Gjergj Prevazi, është i përzgjedhuri i Këshillit të Ministrave, ndërsa  në garë morën pjesë edhe katër kandidatët të tjerë Ema Andrea, Genc Fuga, Indrit Çobani.

Gjatë prezantimit të platformës së tij pak ditë më parë në Ministrinë e Kulturës, Prevazi u shpreh se në menaxhimin e mundshëm të kësaj skene ai do ta trajtonte teatrin si një hapësirë lirie dhe një të mirë publike që duhet trajtuar me kujdes.

Ndërkaq premtoi një imazh të ri të këtij teatri nga pikëpamja estetike, tematike e përmbajtjesore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?