Gjergj Luca apel emigrantëve: Kthehuni se ky vend po bëhet, na ka ardhur puna në Shqipëri

12 Gusht 2023, 18:31| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 18:40

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe. Në një video të postuar në Facebook, Luca u kërkon shqiptarëve të kthehen e të punojnë në vendin e tyre duke thënë se tashmë Shqipëria po bëhet dhe ka plot vende pune.

Dikur Luca thotë se kemi qenë ne shqiptarët që kërkonim vende pune jashtë shtetit, ndërsa sot mijëra turistë po vijnë në vendin tonë. Kjo për Lucën është një mesazh që emigrantët të kthehen dhe të punojnë për Shqipërinë, pasi pjesa më e shëndetshme e shoqërisë ka zgjedhur emigrimin.

“Shihni ca bohet. Bëni ca kronika me motive njerëzit me i kthyer mbrapsht, se pjesa më e mirë e Shqipërisë na ka ik. Thuaj mor të kthehen se s’po ja dalim dot, ka ardhur gjithë bota këtu, edhe po na respekton në shtëpinë tonë. 30 e ca vjet që ne vrapojmë, ikim në të gjithë botën për të marrë punë e respekt. Na ka ardhur puna këtu. Një autobus ikën, 5 vijnë, me mijëra njerëz. Po kthehuni ore kthehuni, bëni intervista, kronika për me kthyer njerëzit. Pjesa më e shëndetshme të Shqipërisë e kemi në emigracion. Kthehuni njerëz se po bëhet ky vend”, thotë Luca.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 13/08/2023 07:53

    Normal qe po bohet ky vend,erdhe ti zotni pa kokerr leku dhe cuditerisht more dhurate te gjithe repartet ushtarake te vendit dhe investove miljona Euro te pa deklaruara…Sigurisht qe per ty dhe shume si ty ai vend po behet.Per 300 mij lek rroge se 200 do ja kthej pronarit ndryshe te heq nga puna,sigurisht qe do largohemi

    Përgjigju
  • Zaho: 13/08/2023 06:05

    Bravo. E kuqe apo e bardhe??

    Përgjigju
  • Iris: 13/08/2023 03:03

    Sa paguhen njerezit aty qe te kthehen? Sa pension marrin pensionistet? Sa eshte rroga e politikaneve e zyrtareve te larte? Sa te punesuar e te papune ke? Sa eshte numeri i atyre qe jetojne nen nivelin minimal te varferise? Sa eshte kostoja e jeteses per secilin grup? Sa efikase eshte drejtesia? Sa eshte niveli i besimit te popullit te politikanet e drejtuesit vendore? Cfare opinioni kane shqiptaret per politikat e reformat ekonomike e sociale? Cfare mendojne per tema te tilla si oligarket, sist.e taksave e ceshtjen e pronave? Dil njehere e beju keto pyetje njerezve qe has ne rruge e pastaj beju thirrje patriotizmi.

    Përgjigju
    • Boll: 13/08/2023 08:29

      Se ai e di, por bën sikur

  • Pensionisti: 12/08/2023 21:43

    Të lumtë.Shumë jan pasuruar pak kan shkuar me investime në zona të haruara si i fundit qyteti i Maliqit.Ka akoma shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?