Gjergj Luca paralajmëron luftë kundër shpifjeve ‘deri në Angli’: Të hënën në orën 10:00 takohemi në SPAK

5 Gusht 2023, 16:08| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 16:22

  • Share

TIRANË- Biznesmeni Gjergj Luca paralajmëron luftë kundër shpifje në mediave. Në një video të ndarë në rrjetin e tij social Facebook, Luca thotë se do të luftojë shpifjet ‘deri në Angli’, ndërsa të hënën paralajmëron që do jetë në dyert e SPAK në orën 10:00 për t’u përballur me gjobëvënësit mediatikë.

“Ditën e shtunë merrem pak me të rejat e mediave dhe tallavasë së portaleve. Po lexoj një artikull që më tha një mik, nuk e kam zakon t’i shoh se ca shkruhet nga mediat e tallavasë më bën nervoz. Po lexoj një artikull që mua më bën kryetar të një grupi kriminal, pastrues parash, investitor strategjik, për pastrim rivalësh kriminel, ku me gjithë këto poshtërsitë e mia, grabitjet dhe gripin kriminal, është në dijeni SPAK nga një raport i DEAS, FBI etj, etj. Një mori shpifjesh dhe një mori akuzash që me thënë të drejtën ia kam zili vetes kur e shoh në këtë foto se sa burrë i fortë paskam qenë me gjithë këto përballje në jetën time, që pas kësaj jete kriminale që kam bërë të gjej forcë e kurajo të dal para njerëzve e të çirrem e vërteta në ketë jetë del vetëm nga puna.

Madje Luca thotë s eka pyetur ambasadorin anglez në Shqipëri, se përse i lejojnë që gjobvënsit mediatikë të kenë domein edhe në Angli, ndonëse thotë se nuk e ka marrë një përgjigje. 

“Kam pas kuroajon që para gazetarëve që kanë qenë të ftuar në ‘Fish City’ t’i drejtohem ambasadori anglez dhe ti them shqip a është e turpshme që ju të mbani firma dhe t’iu regjistroni këtyre shpifëse domein në Angli, në atë vend aq demokratik. Nuk kam marrë ndonjë përgjigje me gjithë miqësinë dhe dashamirësinë e tij. Unë sot po i drejtohem ambasadorit anglez nëpërmjet kësaj kamere. Po i kërkoj, ju i keni kërkuar qeverisë shqiptarë të kthejë kriminelët nga Anglia. Zoti ambasador si është shpifja për njerëzit që punojnë dhe janë në punë të vet në Angli, a është krim”, vijon Luca.

Në fund, Luca ka një thirrje për të gjithë gazetarët ku thotë se duhet të çohen dhe të bëjnë një ligj për mediat online që mos të hidhet më baltë.

"Kam një thirrje për të gjithë gazetarët e ndershëm të këtij vendi, që nuk janë pak, janë shumë, shkëputuni nga ky llum, sepse edhe ju bëheni pis me këtë njerëz. Media duhet të motivojë njerëzit, media e vërtetë e këtij vendi, ju vetë duhet të çoheni për të bërë një ligj për mediat që mos t’iu lejnë t’iu hedhin baltë edhe juve nëpërmjet nesh", tha Luca.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 06/08/2023 19:53

    Jo or jo ne SPAK te kane thirrur per aktivitetet e tua mos u shqeteso me avash!

    Përgjigju
  • Tini: 05/08/2023 17:46

    I jati, një bohem, i biri , një bizesmen sanguin dhe i ndershëm. Boll me nxirje ftyre. Gjergj, shum mir po bën, kanunin e kan shpërdoru njerz të pa ftyr. Lenja drejtësis. Bafsh hajr o niri i puns.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?