VIDEO/Gjeorgjianët kapen në Kakavijë, po iknin me makinën plot me unaza, varëse e byzylykë floriri

4 Janar, 09:54| Përditesimi: 4 Janar, 10:32

  • Share

Unaza floriri, argjendi, monedha floriri ishin fshehur në kroskotin e automjetit me të cilin dy gjeogjianë tentuan të largoheshin nga Shqipëria përmes pikët kufitare të Kakavijës.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit U. E. dhe O. G., në kroskotin e të cilit u gjetën të fshehura bizhuteri të ndryshme (50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me bizhuteritë dhe çelësat.  

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit U. E., 32 vjeç dhe O. G., 36 vjeç, dy banues në Gjeorgji.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?