Tirana pas suksesit në CL

Gjeorgjia i sjell fat Tiranës, Orges Shehi spikat me zëvendësimet! Kavajasit nderojnë bardheblutë

21 Korrik 2023, 17:03
  • Share

Tirana fitoi 1-2 me Dinamo Batumin në Gjeorgji, për turin e I të Conference League. Në duelin e kthimit, golat u shënuan nga Lushkja dhe Deliu, dy kavajasit që janë bërë bashkë te Tirana, pas përvojës me Laçin. Tanimë nënkampionët e Shqipërisë do gjejnë në turin e dytë kualifikues të Conference League, gjigantët e Besiktas.

Toka gjeorgjiane duket e bekuar për Tiranën, me bardheblutë që tre sezone më parë kaluan edhe Dinamo Tbilisin në turin e I të Champions League. Veç rezultatit pozitiv, u vu re edhe nuhatja e Orges Shehit për zëvendësimet. Deliu, i futur në pjesën e dytë shënoi golin e qetësisë për bardhebutë.

Edhe në ndeshjen e parë kundër Dinamos Batumit, përfunduar 1-1 në "Air Albania", ishin protagonistë dy zëvendësues. Florjan Përgjoni asistoi për Lushkjan, me këtë të fundit që tundi rrjetën dhe të dy siguruan një vend titullari në ndeshjen e kthimit.

Në përballjen e radhës, Tirana do luajë kundër Besiktasit. Edhe pse kalimi i turit të dytë duket i vështirë, shqiptarët do tentojnë mos pësojnë në ndeshjen e parë që luhet në Turqi të enjten që vjen më 27 korrik. Në përballjen e fundit kundër një ekipi turk, Tirana u mund një vit më parë 4-0 nga Fenerbahce, në kuadër të një testi miqësor.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?