Gjeorgji/ Plas sherri në kuvend, deputetja godet me shishe uji kolegun (VIDEO)

30 Prill, 10:40| Përditesimi: 30 Prill, 10:43

  • Share

Një deputete në Gjeorgji ka goditur sot kolegun e saj me një shishe uji.

Debati në kuvend nisi për shkak të çështjes për “agjentët e huaj”, që ka edhe shkaktuar polemika të shumta në vend.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja godet në kokë kolegun e saj me një shishe plastike uji.

Ndërkohë që ky i fundit i bërtet dhe i drejton gishtin.

Së fundmi në shtetin gjeorgjian kanë shpërthyer protesta dhe tubime lidhur me “agjentët e huaj”.

 Ky projektligj kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kundërshtarët e projektligjit e quajnë këtë ligj autoritar dhe “të frymëzuar nga Rusia”, por partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane thotë se është e nevojshme të sigurohet transparencë në financimin e organizatave joqeveritare.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?