Diamanti “Blue Royal”

Gjenevë/ Del në ankand diamanti i rrallë me vlerë 50 milionë dollarë

2 Nëntor 2023, 20:22| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 20:27

  • Share

Diamanti “Blue Royal”, i cili konsiderohet si diamanti më i madh blu dhe shquhet si xhevairi më i bukur i nxjerrë ndonjëherë në ankand, ka gjasa të shitet me një vlerë marramendëse.

50 milionë dollarë pretendohet të jetë vlera minimale që pritet të shitet diamanti i rrallë, në ankandin e bizhuterive të rralla të Kristis në Gjenevë i cili do të mbahet më 7 Nëntor.

Veçoria që e dallon “Blue Royal” nga llojet e shumta të diamanteve është madhësia e tij. Me 17.6 karat, është më i madhi në llojin e tij.

“Blue Royal”-si më i fundit, 14.6 karatë, është nxjerrë në ankand 7 vite më parë dhe u shit me çmimin stratosferik prej 57 milionë dollarësh.

Ndër të tjera, më ankandin e Kritsis në Gjenevë do të prezantohet  gjithashtu një orë dore Rolex e mbajtur nga Marlon Brando në filmin e vitit 1979 “Apokalips Nau" në anën e pasme të së cilës aktori gdhendi firmën e tij për të shmangur ndërrimin e saj aksidentalisht gjatë xhirimeve dhe pritet të vlerësohet në shumën e 1 deri në 2 milionë dollarëve.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dru pishe: 04/11/2023 01:13

    Në univers druri eshte me i rralle sesa diamanti (edhe druri pishes)!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?