Gjendje dramatike në Rumani/ 35 viktima dhe 1356 raste të reja të konfirmuar me Covid

30 Korrik 2020, 12:11| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 12:13

  • Share

Në Rumani, situata e shkaktuar nga Covid vazhdon të jetë dramatike.

Rumania ka regjistruar në 24 orët e fundit edhe një tjetër numër rekord infeksionesh të reja dhe viktima të regjistruara që nga fillimi i pandemisë Covid.

Autoritetet u deklaruan për 1356 raste të reja të identifikuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa dje ishin 1182.

Gjithashtu në vend u regjistrua edhe një tjetër bilanc i trishtuar regjistruar me 35 vdekje, teksa dje numri i viktimave ishte 30 viktima.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 49 591 raste, për një total viktimash prej 2304, kurse totali i të shëruarve është 26 609 ish pacientë.

Pandemia në Slloveni

Në Slloveni, në 24 orët e fundit u raportuan 24 raste të reja të identifikuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit dhe asnjë vdekje Covid.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 2139 raste, për një total prej 117 viktima, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 1780

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?