"Gjendja Civile"/ Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës, vetëm 1 deputet votoi pro

18 Nëntor 2020, 14:01| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 14:51

  • Share

Dhjetë ditë pas Presidenti Ilir Meta e kthen në Kuvend për shqyrtim ligjin ‘Për gjendjen civile’, në lidhje me deklarimin e vendbanimit, Komisioni i Ligjeve ka vendosur me 14 vota dekretin e Presidentit. Kundër këtij vendimin votoi vetëm një nga anëtarët e Komisionit, dhe një tjetër ishte abstenim.

Në mbledhjen e zhvilluar online të 'Ligjeve' ishte i pranishëm dhe këshilltari i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, për të parashtruar edhe një herë të gjitha arsyet e kthimit të ligjit.

"Një ndryshim i tillë në një fazë të tillë të procesit zgjedhor krijon mundësi për të krijuar kaos në listat e zgjedhore, e për pasojë do të minonte besueshmërinë e procesit në tërësi", tha Dervishaj.

Nga ana e saj deputetja e mazhorancës, Vasilika Hysi, e cila ishte relatore për shqyrtimin e projektligjit, vuri theksin në argumentet politike që Presidenti i Republikës përdor në raportin shpjegues për kthimin e ligjit.

"Argumentet lidhen me situatën politike, me një qasje që ka kohë që vihet re te institucioni i Presidentit të Republikës", tha ajo./

Në argumentimin që i bëri para pak ditëve kthimin të ligjit për "Gjendjen civile", Presidenti Meta shkruaante se ky ka pasoja ligjore dhe politike pasi sipas tij ndryshimet e bëra në ligj, në këtë fazë të procesit zgjedhor, kanë potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, si dhe mund të influencojë dhe cenojë rëndë përfaqësimin parlamentar.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?