Gjendet skeleti i një gruaje në një park të Romës, ishte brenda një kanali kullues

1 Korrik 2023, 14:42| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 14:43

  • Share

Skeleti i një gruaje është gjetur në Romë në një park në zonën Casal Bertone. Gjatë disa punimeve të mirëmbajtjes për parkun, një ekskavator zbuloi skeletin që ndodhej brenda një kanali kullues.

Sipas informacioneve të para, gruaja mund të jetë rreth 30 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe mjekësia ligjore.

Mediat italiane shkruajnë se eshtrat mund të ishin aty për rreth një vit, por për më shumë priten rezultatet e autopsisë dhe analizave të ADN-së. Skeleti është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?