Përmet, keqtrajtoi dhe vari një shqiponjë të gjallë në një gardh, policia nis hetimet për autorin

8 Tetor 2023, 17:17
  • Share

1696778151_shqiponja.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar për shqiponjën e cila u gjend sot nga një aktiviste në Buhal të Përmetit e plagosur dhe e lidhur. Në njoftimin zyrtar, policia thotë se po punon për të gjetur e për të arrestuar autorin.

Njoftimi i policisë:

Përmet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura  dhe një veteriner, i shkojnë në ndihmë një shpendi (shqiponjë) që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal, rast për të cilin Policia u njoftua nga shtetasja S. L.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal.

Shpendi (shqiponja), aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri që ata hasin. Reagimi ndaj të gjitha denoncimeve do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjeve.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Përmet, aktivistja gjen shqiponjën e plagosur dhe të lidhur në gardh: Do mjekohet dhe do fluturojë e lirë! Nisin hetimet për autorin


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?