Gjendet përtokë në qelinë e tij, vdes në burgun grek 36-vjeçari shqiptar

10 Maj 2020, 16:57| Përditesimi: 10 Maj 2020, 16:59

  • Share

Një 36-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në burgun e Trikallës në Greqi, për arsye ende të panjohura. Sipas mediave greke, i burgosuri shqiptar është gjetur përtokë në qeli, ndërsa është transportuar menjëherë në spital.

Sipas mjekëve ai ka mbërritur i pajetë në spital, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vdekjes të 36-vjecarit .

Identiteti i shqiptarit nuk dihen ende dhe as arsyet se pse ndodhej në burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?