Prej 4 muajve i humbur, gjendet 23-vjeçari Arjan Bulku nga Kavaja. Lajmin e përcolli mesditën e kësaj të hëne në një lidhje direkte nga Italia motra e tij, Mariza Bulku.
Në një bisedë telefonike më moderatoren e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, motra e të riut tregoi se Arjani ishte mirë me shëndet dhe së ndodhej në Milano të Italisë. 23-vjeçari pasi kishte dëgjuar mesazhet lutëse të nënës dhe motrës pak ditë më parë në ekranin e Report Tv, menjëherë i kishte telefonuar.
Mbrëmë më telefonoi vëllai dhe më tha se ishte në Milano. E kishin njoftuar për emisioin. Nga zëri mu duk mirë, por kam frikë se nuk tregon të vërtetën. E pieta: “Pse humbe, pse nuk e ke telefonuar mamin?” Më tregoi se i ishte thyer telefoni dhe s’kishte kohë, se punonte shumë.
Arjan Bulku nga Kavaja sipas familjarëve ditën që humbi kontaktet kishte marrë një shumë parash borxh tek xhaxhai i tij. Nëna me motrën dyshojnë se i riu mund të shfrytëzohet ose është bërë përdorues i lëndëve narkotike. Edhe pse zerin ia kanë dëgjuar, ende druhen se mos fik sërish telefonin dhe zhduket pa lënë gjurmë.
O.D.//ReportTv.alUnë dua të kthehet në Shqipëri vëllai, pasi mund të na e fiki sërish telefonin. Nuk më pëlqen jeta që bën në Milano. Nuk më pëlqyen justifikimet e tij. Ai mund të shfrytëzohet nga shokët, mund të jetë ‘zhytur’ në borxhe, ndaj kemi frikë.