Violeta Rexhepagiqi

Gjendet pa jetë në banesë gazetarja e njohur kosovare, motra e këngëtarit Armend Rexhepagiqi

16 Prill 2020, 14:27| Përditesimi: 16 Prill 2020, 14:48

  • Share

Gazetarja dhe kompozitorja e njohur në Kosovë, Violeta Rexhepagiqi është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Prej vitesh ajo ishte pjesë e RTK, kanali televiziv shtetëror i Kosovës.

Ndërkohë, janë të paqarta shkaqet e vdekjes së 44 vjeçares.

 “Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.

Vileta ishte motra e këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Armend Rexhepagiqi.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me prezantimet e saj në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984.

Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?