Gjendet një trup i pajetë në një mjet pranë një shkollë 9-vjeçare në Durrës

4 Korrik 2023, 11:16| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 11:53

  • Share

DURRËS- Një person i pajetë është gjendur brenda një autormjeti në qytetin e Durrësit. Trupi i pajetë është gjendur pranë shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”. Policia e Durrësit njofton se viktima ishte 39 vjeç dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?