VIDEO/ Gjendet një trup i pajetë në kanalin e ujërave të zeza në Vlorë, ende i paidentifikuar

24 Dhjetor 2022, 11:32| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 14:25

  • Share

VLORË - Një trup i pajetë është gjetur në vendin e njohur si kanali i motorit në Zvërnec. Personi ende i paidentifikuar, rreth moshës 70 vjeç është dërguar në morg.

Ai u gjet në brendësi të kanalit të ujërave të zeza i cili derdhet në det. Sipas forcave blu, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?