Gjendet një sasi kokainë në Shtëpinë e Bardhë, Shërbimi Sekret Amerikan nis hetimet

5 Korrik 2023, 12:05| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 14:43

  • Share

Shërbimi Sekret Amerikan po heton për gjetjen e një sasie kokaine në Shtëpinë e Bardhë të dielën mbrëma.

Kokaina u gjet në anën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë ku ndodhet dhe zyra Ovale, por dhe zona ku qëndrojnë ndihmësit dhe stafi presidencial dhe u evakuua menjëherë pas zbulimit.

Sasa u zbulua nga agjentët e Shërbimit Sekret, teksa po bënin inspektim rutinë në një zonë që është e aksesueshme edhe për grupet turistike, ndërkohë presidenti Biden dhe familja e tij ishin në Kamp David në Maryland.

Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit i tha CBS News, se substanca u gjet në një ambient që përdorej nga stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe të ftuarit, për të ruajtur telefonat celularë.

Një test paraprak, i cili u raportua fillimisht nga Washington Post, më vonë konfirmoi se ishte kokainë.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret të SHBA, Anthony Guglielmi nuk e konfirmoi zbulimin, por tha për Washington Post se substanca po i nënshtrohej testimit të mëtejshëm.

“Të dielën në mbrëmje, kompleksi i Shtëpisë së Bardhë u mbyll  pasi oficerët e Shërbimit Sekret hetuan një objekt të panjohur të gjetur brenda një zone pune”, tha Shërbimi Sekret në një deklaratë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?