Kronikë

Gjendet i pajetë një 45-vjeçar në Qyteti Studenti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

23 Qershor 2021, 20:23| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 20:34

  • Share

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Qytetin Studenti. Mësohet se viktima, ende i pa identifikuar, u gjet në rrugën “Gramoz Pashko”. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Trupi i pajetë u dërgua në morg, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes. Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1624472738_qs.jpg

1624472749_qss2.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?