Gjendet një person i pajetë në afërsi të fshatit Poncarë në Devoll

18 Tetor 2023, 11:07| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 11:13

  • Share

Një 70-vjeçar, i identifikuar si Lutfi Zaçlli, është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Poncarë në Devoll. Sipas informacioneve paraprake nga policia ky shtetas nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

'Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur "Qafa e Minave", është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.'- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?