Gjendet i mbytur në liqenin e Pogradecit vëllai i aktores Marjeta Ljarja

14 Shkurt 2021, 17:36| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 19:30

  • Share

60 vjeçari Sotiraq Ilo, është gjetur i mbytur në Liqenin e Pogradecit, pasditen e sotme.

Report Tv bën me dije se 60 vjeçari është vëllai i aktores Marjeta Ljarja.

Trupi i pajetë i 60 vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Qytetit", buzë liqenit të Ohrit.

 Policia e Pogradecit vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërkaq pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes

"Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Qytetit", buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.  Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Ora 18:40
U gjet i mbytur në liqenin e Pogradecit, 60 vjeçari është vëllai i aktores Marjeta Ljarja

1613324475_gggggg.jpg

Report Tv bën me dije se 60 vjeçari që u gjet i mbytur sot në liqenin e Pogradecit është vëllai i aktores Marjeta Ljarja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?