Kronikë

Gjendet një makinë e hedhur në shkurre buzë liqenit në Shkopet të Dibrës, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale! Automjeti i vjedhur në Krujë në 2020

22 Maj 2021, 10:58| Përditesimi: 22 Maj 2021, 11:01

  • Share

Një automjet është gjendur i hedhur në shkurre pranë liqenit në Shkopet të Dibrës mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se automjeti tip "Honda" është përdorur në disa ngjarje kriminale, ndërsa është tentuar të hidhej të liqen, por ka ngecur në bimësinë e dendur me shkurre.

Mendohet se automjeti është hedhur aty para 20 ditësh, ndërsa rezulton i vjedhur në Krujë në vitin 2020. Nuk bëhen ende me dije të tjera detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.

1621674099_makina2.jpg

Makina e gjetur 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?