VIDEO/ I përdorur në ngjarje kriminale? Gjendet një kallashnikov në koshin e mbeturinave në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë

14 Prill 2023, 14:47| Përditesimi: 14 Prill 2023, 19:08

  • Share

VLORË- Një kallashnikov është gjetur i hedhur në koshin e mbeturinave në lagjen ‘Pavarësia’ në qytetin e Vlorë.

Gazetari i Report Tv, Armend Xhelili bën me dije se policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet.

Kjo për shkak se ka dyshime që arma të jetë përdorur në ngjarje kriminale.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet e duhura për të zbardhur se kujt i përket arma dhe pse ka përfunduar në koshin e mbeturinave.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?