Foto ilustruese

Gjendet një foshnjë e braktisur në Golem, vetëm disa javëshe! Dërgohet në spital, identifikohet dhe shpallet në kërkim nëna 22-vjeçare

7 Maj 2023, 09:24| Përditesimi: 7 Maj 2023, 10:24

  • Share

Një foshnjë disa javëshe është gjetur në Golem dhe është dërguar në spital. Aktualisht ndodhet në pediatrinë e Durrësit. Policia ka identifikuar nënën që e ka braktisur dhe aktualisht po kërkohet për tu shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Foshja është gjetur në plazhin e Golemit.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren me iniciale D. S., banuese në Durrës. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore, e ndërsa nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar të renë të braktisë foshnjën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjën e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Lajm në përditësim...

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?