Granatat dhe tritoli

Gjendet një çantë me 3 kg tritol dhe granata në një shtëpi të pabanuar në Vlorë! Mister kujt i përkisnin

14 Shkurt 2023, 22:42| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 08:37

  • Share

VLORË- Një sasi tritoli, rreth 3 kg dhe disa granata janë gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës.

Report Tv mëson se tritoli dhe granata ishte vendosur në një çantë, në një shtëpi të pabanuar në Vlorë.

Është e paqartë se kush është poseduesi i tyre, e ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet për të zbardhur të plotë të gjithë ngjarjen.

Jo më larg se sot, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa tha në një intervistë për Report Tv se sasia e eksplozivit që qarkullon në Shqipëri është e pakontrolluar. Kjo sepse një hotel në Sarandë, ai “Bizanti” u shkatërrua plotësisht nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur, për shkak të konflikteve mes pronarëve. Softa vuri theksin se  nëse do të ishte vendosur në mënyrë të pakontrolluar, shpërthimi do të kishte qenë fatal.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?