Gjendet një bombë 500 kg në ish-Fushën e Aviacionit në Tiranë! I përket Luftës së Dytë Botërore! Momenti kur FA bëjnë shpërthim të telekomanduar (VIDEO)

27 Dhjetor 2020, 12:46| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 12:57

  • Share

Një bombë me peshë 500 kg e cila i përket Luftës së Dytë Botërore u gjet mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook.

Ajo shprehet se bomba u gjet nga forcat xheniere në terren të cilët javën e ardhshme festojnë 100-vjetorin e krijimit.

Më pas forcat xheniere u zhvendosën në poligonin e Bizës në Martanesh ku bënë dhe shpërthimin e bombës.

 

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 27/12/2020 23:22

    fajin e ka SALIU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?