Foto ilustruese

Gjendet një automjet plotësisht i djegur në fshatin Dritas në Tiranë, 'Touareg'-i rezulton e vjedhur në Laprakë para disa kohësh

27 Gusht 2022, 14:05| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 16:10

  • Share

Në fshatin Dritas të Zall-Herrit është gjetur një makinë plotësisht e djegur. Policia është njoftuar të hënën për automjetin, por meqenëse ishte plotësisht i djegur e kanë pasur të vështirë të dallojnë elementë identifikues të tij.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se lloj i automjetit është "Touareg" dhe se e kanë vjedhur në Laprakë para disa kohësh. Makina është djegur në fshatin Dirtas para 4 ditësh, ndërsa nuk lidhet me ngjarjet kriminale të ekzekutimeve në Fushë-Krujë.

Më 17 korrik në Fushë-Krujë u ekzekutuan 3 anëtarët e grupit të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha. u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar puna nga policia me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?