Kronikë

Gjendet një automjet i djegur në Thumanë, brenda 2 kallashnikovë! Dyshohet te jetë e atentatorëve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, targa e vjedhur

13 Nëntor 2021, 20:55| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 08:15

  • Share

Dy kallashnikovë pa silenciator janë gjetur brenda një automjeti tip "Toyota" që është gjetur i djegur në afërsi të Thumanës në një zonë të pyllëzuar. Kjo dyshohet të jetë edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, targa "AA 532 ON" rezulton e vjedhur disa muaj më parë.

Në vendin ku u gjet makina e djegur, policia nuk gjeti asnjë person.


Lajmi kryesor:

Atentat mafioz në Tiranë, vritet Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i njohur për ngjarje të bujshme kriminale! I vrarë edhe një 26 -vjeçar (VIDEO)


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?