Kronikë

Gjendet në rrugë një 18-vjeçar në Tiranë, policia bën apel: Vuan nga probleme të shëndetit mendor, nuk mban mend adresën e shtëpisë

25 Qershor 2021, 19:26| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 19:27

  • Share

Policia ka gjetur të vetëm një 18-vjeçar mbrëmjen e djeshme në rrugë dytësore Tiranë-Durrës. Sipas Policisë, 18-vjeçari Jonuz Sulaj vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mban mend adresën e shtëpisë.

Aktualisht ai ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6., ndërsa policia lut familjarët e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me të, të telefonojë në 112 ose të paraqitet në këtë komisariat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?