Gjendet mekanizmi mbi 120 vjeçar i orës së vjetër të Shkodrës! Do rindërtohet dhe sahati

3 Mars, 23:39| Përditesimi: 4 Mars, 12:51

  • Share

Shkodër - Shkodrës do t’i kthehet sahati, një nga simbolikat e qytetit e vendosur në një pallat 6 katësh, në një kullë të vogël por që prej vitesh nuk ishte funksionale. Ka qënë një inisiativë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka kërkuar që kjo vepër të rivihej në funksion ndërkohë që gjatë verifikimit është gjetur edhe mekanizmi i orës mbi 120 vjeçare. Ajo është gjetur në kullën e vogël ngritur enkas mbi pallatin 6 katësh në qendër të qytetit, ku ndodhet dhe sahati i Shkodrës

Mekanizmi ishte ruajtur nga familja shkodrane, Kurraj për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit.

 Petrit Bilali, restaurator thotë se ka qenë kryetari I bashkisë, Benet Beci  që ka kërkuar të restaurohej mekanizmi.

"Është një ndër objektet e ralla në Shqipëri. Shumë nga këto mekanizma janë zhdukur e mendohet se është një ndër më të vjetrit. Duhet të jetë një nga mekanizmat e orëve që kanë qenë në Shkodër, si sahat kulla e kalasë, sahati I qarkut apo një nga kampanjeleve të Shkodrës" thotë Bilali.

Përmes një postimi në facebook kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci tregon habinë kur e mësoi. 

"Kurrë s'e mendova se do ta gjenim mekanizmin e vjetër të sahatit aty në kullën e vogël ngritur enkas mbi pallat, kur i kërkova një punonjësi të bashkisë të shkonte ta verifikonte. Mekanizmi mbi 120 vjeçar i sahatit ishte akoma aty, falë familjes Kurraj dhe zonjës Suzana që e kishin ruajtur në vite. M'u duk se zbuluam një thesar të qytetit, ndaj dua të shpreh edhe publikisht mirënjohjen time dhe në emër të Bashkisë Shkodër për qytetarinë e treguar nga kjo familje gjatë gjithë këtyre viteve'

Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe të realizohej  pastrimi e mirëmbajtjen e mekanizmit të tij.

"Qyteti i Shkodrës ka pasur shumë nga këto orë muri. Shumë më pyesin a po bëhet gjë për të rregulluar orën e murit. Do duhet pak kohë por rëndësi ka që të punojë me saktësi siç ka punuar më përpara. Në bashkëpunim me bashkinë them se do të dalë e bukur’ tregon orëndreqësi  Besnik Sahatçia

Mekanizmi do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit, shkruan kryebashkiaku duke shtuar se po punohet për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend.

Foto: Sahati i Shkodrës që do të restaurohet

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • isuf: 04/03/2024 11:43

    isuft duhet mi prish se ikajn ba ata pallate ne qender si dors 3 shteti duhet te vendos rregul tju hetoj edhe pasurit se me vrasje e pislleqe ikajn ber

    Përgjigju
  • Xhabisjan: 04/03/2024 07:51

    Po Isufve a do ja prishni ndertimet qe kane pa leje dhe zune frymen e ores apo mekanizmi ju ka ngec?

    Përgjigju
  • Toni: 04/03/2024 00:48

    Aty mbi taracen e pallatit eshte thjesht nje monster komuniste.

    Përgjigju
    • Qytetar: 04/03/2024 08:20

      Ta veme mbi ndonje varreze makinash qe te ngjaje si monster kapitalist? Sidoqofte, rendesi ka te kthehet ne vendndodhjen historike.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?