Pamje nga ishulli ku eshte gjetur kufoma e shqiptarit

Gjendet kufoma e një shqiptari në një ishull në Greqi, ka plagë në kokë! Prej 1 viti jetonte në një manastir

31 Janar 2021, 09:12| Përditesimi: 31 Janar 2021, 18:05

  • Share

Kufoma e një shqiptari është gjetur në një ishull në Greqi.

Mediat greke raportojnë se në ishullin Paro është gjetur një burrë me origjinë shqiptare i moshës rreth 35-45 vjeç.

Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtarë të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima ka plagë në kokë. Ende nuk është bërë me dije identiteti i shqiptarit, por ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse është vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.

Ora 17:30
Gjetja e trupit të pajetë në Greqi, shqiptari 28-vjeçar jetonte prej një viti në manastir

Pas gjetjes së trupit të pajetë të një 28-vjeçari shqiptar në Greqi, autoritetet helene vijojnë hetimet.

Sipas mediave greke, shqiptari që nga viti i kaluar jetonte në një Manastir ndërsa gjatë ditëve të fundit ishte larguar prej aty dhe ishte zhdukur.

Nga hetimet e para rezulton se plagët në kokë që kishte shqiptari, dyshohet se nuk vijnë nga ndonjë akt kriminal.

Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vërtetë të vdekjes së shqiptarit.

Kufoma e 28-vjeçarit shqiptar u gjet ditën e djeshme në ishullin Paro në Greqi gjatë paradites. Trupi ishte në një shkallë të lartë dekompozimi dhe u gjet nga kalimtarë të rastit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?