Foto ilustruese

Kronikë

Gjendet i vdekur në rrugën Tiranë-Ndroq një 54-vjeçar, dyshohet se u përplas nga një makinë

14 Prill 2021, 08:20| Përditesimi: 14 Prill 2021, 08:34

  • Share

Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Ndroq, ndërsa dyshohet se ai u përplas nga një automjet që u largua nga vendi i ngjarjes duke  e lënë viktimën në rrugë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa kanë nisur hetimet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

"Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh,  është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?