Kronikë

I moshuari u gjet i vdekur në rrugë në Elbasan, Policia sqaron ngjarjen: Preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt

23 Maj 2021, 08:23| Përditesimi: 23 Maj 2021, 12:50

  • Share

Një i moshuar, i identifikuar si Ramazan Kupi, 69-vjeç, u gjet i pa jetë mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku fillimisht u dyshua se ai mund të ishte vrarë, për shkak të shenjave të dhunës në trup.

Ngjarja u regjistrua në lagjen "Vullnetari", ku i moshuari kishte disa plagë në kokë e në duar. Ndërkohë Policia ka sqaruar se dyshohet se  69-vjeçari ka prerë damarët e duarve me thikë dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte. Ai jetonte i vetëm  në banesë.

"Në vijim të informacionit  paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen "Vullnetari", Elbasan,  ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera  nga grupi hetimor  nën drejtimin  e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

Ora 09:24
U gjet i vdekur në rrugë, 70-vjeçari me plagë të rënda te duart dhe me gjunjët e dëmtuar

1621754665_elbasan3.jpg

Të tjera detaje bëhen me dije nga ngjarja që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku u gjet i pajetë në rrugë një 70-vjeçar, ende i paidentifikuar. Mësohet se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë të shumta në trup, ku ka prerje të thella në pjesën e kyçeve të duarve. Po ashtu edhe gjunjët e viktimës janë të dëmtuara. 

Komento

Komente

  • F-35: 23/05/2021 09:27

    Parametrat e rendit e sigurise ne nivele te ulta. Komponenti i parandalimit i kompromentuar, zbulueshmeria le per te deshiruar. Organet ligjzbatuese e sidomos policia duhet te tregohen me profesional.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?