Anija 'Bergfjord' me flamur shqiptar

I bie infarkt, vdes marinari shqiptar në anijen me flamur kuqezi në Greqi, pritet t'i bëhet testi i Covid

25 Gusht 2020, 10:43| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 18:10

  • Share

Një shqiptar 63-vjeç, Ndue Nikolli nga Mirdita është gjetur i pajetë në një anije në Greqi. Anija e mallrave të ndërtimit  'Bergfjord' është më flamur shqiptar, ndërsa ishte ankoruar në portin Amaliapolis.

Anija ishte nisur nga porti i Shëngjinit dhe prej një jave ndodhej në Greqi. Shqiptari u gjet pa shenja jete në dhomën e motorëve nga pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Marinari shqiptar ka qenë në anije dhe ka pësuar infarkt. Është lajmëruar ambulanca për 7 minuta, por kur ka ardhur dhe kishte ndërruar jetë. Prej 5 ditësh ndodhej në anije. Dje rreth orës 1 të drekës ka ndodhur ngjarja.

Trupi i pajetë është në Greqi, sipas procedurave priten t'i bëhen analizat covid dhe pastaj trupi të transportohet në Shqipëri. Anija është nisur për Shqipëri dhe pasnesër vjen në Durrës. Anija transporton mallra ndërtimi. Pronari anijes është Mark Gjini i kompanisë 'rafaelo'


1598346236_Screenshot7.jpg

Anija 'Bergfjord' me flamur shqiptar

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?