Foto ilustruese

Gjendet i pajetë në rrugë 66-vjeçari në Librazhd

16 Dhjetor 2021, 16:06| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 16:17

  • Share

Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Berzeshtë të Librazhdit. Dyshohet se Xh.K., ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Nga hetimet parakrake, në trupin e 66-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Njoftimi i Policisë
Më datë 16.12.2021, rreth orës 15:35, në fshatin Berzeshtë, Librazhd, është gjetur i pajetë, në rrugë, pa shenja dhune, shtetasi Xh. K, rreth 66 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?