Foto ilustruese

Kronikë

Gjendet i pajetë në breg të detit në Golem turisti nga Ukraina, dyshohet se është mbytur duke u larë

24 Gusht 2021, 12:05| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 14:11

  • Share

Një 66-vjeçar, nga Ukraina, është gjetur i pajetë mesditën e sotme në breg të detit në plazhin e Golemit.

Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 11:30, ndërsa dyshohet se 66-vjeçari me inicialet A.R., është mbytur duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se vetëm 2 ditë më parë, në vend u shënuan 3 viktima nga mbytja në vend. Në Plazhin e Spillesë humbën jetën dy pushues nga Maqedonia e Veriut, Cvetko Mitanovsi 78 vjeç dhe Mirko Miçevski 79 vjeç pasi u mbytën mes dallgëve të larta, ndërsa në plazhin e Velipojës u mbyt pushuesi nga Kosova, Hasan Hysenajn.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?