Gjendet gjatë transmetimit live, ’Pa Gjurmë’ përcjell lajmin e mirë! 65-vjecari u zhduk nga banesa në fshatin Berxullë u gjet pak km më larg

17 Shtator 2020, 18:23| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 19:17

  • Share

Pa kaluar ende 24 orë gjendet gjatë transmetimit live 65-vjecari Shyqri Mici, i cili humbi kontaktet mëngjesin e kësaj të enjte nga banesa e tij në fshatin Bërxullë. Të alarmuar dhe pa shpresë, pas shumë orë kërkimesh familjarët e Shyqyri Micit iu drejtuan Report TV për të bërë një thirrje publike për gjetjen e 65-vjecarit, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore në të cilën ndodhet. Ai u gjet rreth orës 16:20 minuta, pranë fshatit ku jeton në Bërxullë, disa kilometra më larg, në mes të arave në Valias.

Lajmi i mirë u përcoll live, ndërsa në pak minuta u konfirmua gjetja e Shyqri Micit. I moshuari kishte tentuar disa herë vetëvrasjen për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ndaj frika se ai mund të tentonte të njëjtën gjë vuri në alarm familjen. Këta të fundit kërkuan ndihmë në emisionin ‘Pa Gjurmë’ për 65-vjeçarin, i cili kishte dalë nga banesa dhe ishte larguar në drejtim të paditur, rreth orës 15:00 mëngjesin e sotëm. Kur familjarët vunë re mungesën e tij në banesë e telefonuan menjëherë, por edhe pse zilja binte nuk përgjigjej askush. I moshuari kishte probleme fizike, ndërsa lëvizte me paterica. Prej dy vitesh, ai ishte operuar nga veshkat dhe për shkak të problemeve shëndetësore kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike.

Emisioni i plote

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?