Gjendet u pajetë në rrjedhën e lumit Vjosa një e moshuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, dhe trupi është gjetur në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur ish-Parku në lumin Vjosa.
Trupi është gjetur i pajetë, në dukje pa shenja dhune dhe i përket R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento