Foto ilustruese nga rruga e 'Elbasanit'

Gjendet e pajetë në banesë shtetasja gjermane...jetonte te rruga e Elbasanit!

1 Mars 2020, 23:07| Përditesimi: 1 Mars 2020, 23:09

  • Share

TIRANË- Një gjermane 30-vjeçare, e cila ishte zhvendosur në Shqipëri,  ka gjetur vdekjen ditën e sotme në banesën e saj. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se shtetasja gjermane banonte në rrugën e “Elbasanit”, e ndërsa mësohet se kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

"Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase  gjermane , rreth 30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 02/03/2020 03:15

    Sa dit ka i vdekur drejtohet pyetja? Kush e konstatoj te vdekur? Si arriti ai i pare aty? E plot ??????????? Te tjeta ju lutem verefikim ambasada gjermane te mos hesht te zgjohet dhe te gjej shkakun pls pls pls plssssssssss

    Përgjigju
    • @populli: 02/03/2020 08:13

      Mirë që i the ti të gjitha këto se si dinim..

  • Shkurti: 02/03/2020 00:14

    E VRAU PISLLEKU DHE ZHULI I TIRANES,,,ATJE NE GJERMANI E KANE AMBIENTIN XIXE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?