Vlorë/ Gjendet e mbytur një grua në zonën e 'Ujit të Ftohtë' (VIDEO)

4 Janar, 09:29| Përditesimi: 4 Janar, 16:12

  • Share

Në lagjen "Uji i Ftohtë" në Vlorë, një grua 52 vjeçare është mbytur aksidentalisht në det. Mësohet se viktima është Rolanda Vladi e cila vuante nga sëmundja e sklerozës.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës"- thuhet në njoftimin e policisë. 

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

1704357123_vlore.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lavdosh: 04/01/2024 19:31

    pamje e pakendshme. Nuke kuptoj si policet rrine me duar ne xhepa dhe nuk e nxjerrin viktimen nga uji??? UU prefte ne paqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?