Foto ilustruese

Gjendet e mbytur një grua në liqenin e Butrintit, merrej me kultivimin e midhjeve

16 Qershor 2022, 15:25| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 15:44

  • Share

Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Butrintit ditën e sotme.

70 vjeçarja Vasiliqi Babi ishte kultivuese midhjesh. Ajo u gjet në vendin e quajtur Manastiri Ksamil.

Babi ishte banore e lagjes ne 2 në Sarandë dhe ka qenë së bashku me vajzën me varkë duke nxjerë midhje.

Në afërsi te bregut aksidentalisht i ka rrëshqitur këmba dhe për rrjedhoje është mbytur. Persona qe ndodheshin aty e kane ndihmuar për ta nxjerre nga uji por fatkeqësisht e pa jete.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?