VIDEO/ Kërcënonte gruan dhe fëmijët se do i vriste, arrestohet 53-vjeçari në Gramsh! Në banesë i gjendet arsenal armësh

1 Maj 2023, 10:03| Përditesimi: 1 Maj 2023, 10:26

  • Share

GRAMSH- Një tragjedi është shmangur në fshatin Grabovë të Gramshit ku ka rënë në pranga një 53-vjeçar i cili kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i vriste.

Gjergj Sotirit iu gjet nga policia një seri armësh pa leje, konkretisht 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Sotiri ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj gruas dhe fëmijëve prej kohësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?