Foto ilustruese

Gramsh, gjenden granata dhe fishekë në një banesë të vjetër! Policia: Municioni luftarak, brenda disa arkave

27 Dhjetor 2023, 19:45| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 20:20

  • Share

ELBASAN- Mbrëmjen e sotme (27 dhjetor), në një banesë të vjetër prej guri në fshatin Çekrezë të Gramshit janë gjetur disa granata dhe sasi municioni luftarak.

Policia bën me dije se pronari i banesës së vjetër ku janë gjetur granatat nuk jeton më. Mësohet se municioni luftarak ishte futur brenda disa arkave të vjetra.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?